Bota

I treti sųlmųes në tre ditë, αrrestohet 21-vjeçari që dyshohet se vrαų tetë persona në Serbi

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodhur edhe një krim i dytë masiv në Serbi, ku u vranë tetë persona, pas sulmit të së mërkurës ku u vranë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në afërsi të Beogradit.

Në afërsi të Mlladenovcit, i dyshuari Uros B., ka qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje dhe ka vrarë tetë persona në tre lokacione të ndryshme në fshatin Dubonë.

Lexo më shumë  Banka Botërore paralajmëron: Lufta në Iran do shkaktojë rritje rekord të çmimeve të energjisë

Mediat serbe raportojnë se i dyshuari 21-vjeçari është arrestuar në afërsi të Kragujevcit.

Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare nga terreni, të shtënat kanë nisur pas një mosmarrëveshje në oborrin e shkollës, pas së cilës i dyshuari ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë zjarri dhe ka filluar të shtijë.

Nga të shtënat kanë mbetur të vrarë një polic dhe motra e tij, ndërsa identiteti i pesë viktimave të tjera nuk dihet.

Lexo më shumë  Serbia shpërndan pasaporta për oligarkë rusë të dyshimtë nën sanksione dhe u hap rrugën drejt Evropës

Sipas banorëve vendas, gjatë natës janë dëgjuar helikopterë duke fluturuar mbi zonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *