Lajme

Hyrja në fuqi e marrëveshjes, policia e Kosovës nis vendosjen e tabelave ngjitëse te makinat

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tabelave ngjitëse në targat e makinave të cilat do të lëvizin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se zbatimi i marrëveshje ka nisur në të gjitha pikat e kalimit kufitar nga dita e sotme.

Njoftimi i plotë:

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit ka bërë përgatitjet e nevojshme për implementim dhe zbatim të vendimit i cili i referohet marrëveshjes së arritur në Bruksel, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave. Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Tre punonjësit e Bashkisë së Tiranës abuzuan me tenderin 143.6 milionë lekë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *