Bota

Ish-punonjësja e Facebook akuzon kompaninë: Po vendos përfitimin para sigurisë

Ish-punonjësja e Facebook Frances Haugen do të dëshmojë para ligjvënësve amerikanë në lidhje me politikat e brendshme të Facebook.

The Guardian shkruan se në një intervistë me programin e lajmeve 60 Minutes, Haugen diskutoi vendimin e saj për të folur në lidhje me punën e brendshme të gjigantit të teknologjisë, duke thënë se ajo ishte alarmuar nga mënyra se si politikat e kompanisë që i jepnin përparësi fitimit mbi sigurinë publike.

“Kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook. Dhe Facebook, pa pushim, zgjodhi të optimizohej për interesat e veta, si të fitonte më shumë para,” tha Haugen.

Lexo më shumë  Japonia dërgon për herë të parë personel ushtarak në misionin e NATO-s për Ukrainën

Haugen tha se dokumentet që ajo mblodhi tregojnë se kompania po gënjen publikun kur deklaron se po bën përparim të rëndësishëm kundër urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave.

Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën,” tha ajo.

Haugen tha Facebook nuk është i gatshëm të ndërmarr veprimet e nevojshme për të adresuar këto çështje, edhe pse i kishte mjetet e nevojshme.

“Askush në Facebook nuk është keqdashës. Mark Zuckerberg kurrë nuk ka vendosur të krijojë një platformë urrejtëse,” përfundoi Haugen.

Lexo më shumë  Trump: Po marr vendimin përfundimtar për Iranin tani

Në një deklaratë me shkrim për Wall Street Journal, zëdhënësi i Facebook Andy Stone tha: Të thuash që ne inkurajojmë përmbajtje të keqe dhe nuk bëjmë asgjë për ta ndaluar këtë, kjo nuk është e vërtetë.

Haugen ishte rekrutuar për t’u bashkuar me Facebook në 2019, pasi kaloi më shumë se një dekadë duke punuar në industrinë e teknologjisë, përfshirë në Pinterest dhe Google.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *