Bota

Huliganët serbë rrahin për vdekje vëllain e zv.presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Gjorgje Mijatoviq, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Vojin Mijatoviç, ka vdekur të dielën në Beograd.

Siç raportojnë mediat e Beogradit, Mijatoviq ka vdekur pasi është rrahur nga huliganët në parkun e fëmijëve në Vozhdovac.

Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, ai është rrahur nga dy të rinj të cilët kanë ikur dhe janë në kërkim të policisë.

Lexo më shumë  Zelensky thotë se ndihma ushtarake perëndimore, është e pamjaftueshme për ta fituar luftën

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë Publike dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë. Telegraf.rs raporton se djali i Mijatoviqit është ankuar te babai i tij se të rinjtë po e ngacmonin në afërsi të parkut.

Më pas Mijatoviqi shkoi tek ata dhe pas një diskutimi të shkurtër, të rinjtë e sulmuan dhe e rrahën. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lexo më shumë  (VIDEO) Gazetari shqiptar i bën shqiponjën serbëve që thërrasin “Kosova është Serbi” në stadium
YouTube player