Uncategorized

Enti i Statistikave: Kosova ka rreth 1.6 milion banorë rezident dhe rreth 600 mijë në diasporë

Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë rezident dhe rreth 600 mijë në diasporë ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media.

Ushtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, ka deklaruar se të dhënat zyrtare do të publikohen kah mesi i muajit korrik.

“Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritjet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, ka thënë ai të hënën.

Lexo më shumë  Djali i presidentit të Serbisë dëshiron të sulmojë tifozët e Anglisë

Drejtori i ASK-së po ashtu bëri të ditur se janë regjistruar edhe 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati për regjistrimin e diasporës është shtyrë deri në gusht.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do të i tregojnë pas 6 muajsh.

Lexo më shumë  Djali i presidentit të Serbisë dëshiron të sulmojë tifozët e Anglisë

Ai po ashtu njoftoi se në procesin e regjistrimit të popullsisë kanë marrë pjesë të gjitha komunitetet, por vetëm një pjesë e serbëve në veri kanë refuzuar regjistrimin.

YouTube player