Bota

Homoseksualiteti nuk është krim, thotë Papa Françesku

Papa Françesku ka kritikuar të mërkurën ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke i quajtur si të padrejta. Papa u bëri thirrje gjithë peshkopëve katolikë që t’i mbështesin ato ligje që mirëpresin njerëzit homoseksual në kishë.

“Të jesh homoseksual nuk është një krim”, ka thënë Françesku gjatë një interviste me AP-në.

Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke e quajtur homoseksualitetin “një mëkat”. Megjithatë, ai ia atribuoi këto qëndrime konteksteve kulturore dhe ka thënë se peshkopët në veçanti duhet të kalojnë një proces ndryshimi për të njohur dinjitetin e të gjithëve.

“Peshkopi gjithashtu ka një proces konvertimi”, ka thënë ai, duke shtuar se ata duhet të tregojnë “butësi, të lutem, butësi, siç ka Zoti me secilin prej nesh”.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Rreth 67 vende ose juridiksione anembanë botës kriminalizojnë marrëdhëniet konsensuale të së njëjtës gjini dhe 11 prej tyre mund ose mbartin dënimin me vdekje, sipas The Human Dignity Trust, i cili po punon për t’i dhënë fund këtyre ligjeve. Ekspertët theksojnë se edhe kur ligjet nuk zbatohen, ato kontribuojnë në ngacmimin, stigmën dhe dhunën ndaj personave homoseksualëve.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për largimin e ligjeve që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe pohojnë se ato shkelin të drejtat për privatësi dhe lirinë nga diskriminimi, përveç dështimit në respektimin e detyrimeve të atyre vendeve sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e njeriut të secilit, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual apo identiteti gjinor.

Lexo më shumë  Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë

Papa përmendi katekizmin e Kishës Katolike për të vënë në dukje se homoseksualët duhet të priten dhe respektohen dhe nuk duhet të margjinalizohen ose diskriminohen.

“Ne jemi të gjithë fëmijë të Zotit dhe Zoti na do ashtu siç jemi dhe me forcën që secili prej nesh lufton për dinjitetin tonë”, ka thënë ai nga Vatikani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *