Lajme

HISTORIA: E harruar në acar, si ndërroi jetë Liljana Sema, vetëm qeni i ishte pranë

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik në Fier, ku një grua e moshuar u gjet e ngrirë së ftohti në banesën e saj.  Liljana Sema, 67 vjeç ndërroi jetë e ngrirë nga i ftohti dhe u gjet e vdekur në kasolle nga vëllai i saj, pak ditë pasi OSHEE i preu dritat, për arsye se ajo nuk kishte mundësi t’i paguante. E kur në ditët më të ftohta të vitit ku temperaturat shënuan rekorde.

Lexo më shumë  Bashkitë në Shqipëri mbahen nga ndërtimet, 63% e të ardhurave në 2023 nga taksa e infrastrukturës

E moshuara, e cila për të mbajtur frymën gjallë mblidhte kanaçe, mesa duket nga i ftohti nuk kishte mundur që të siguronte të holla të mjaftueshme edhe për të paguar dritat. Ndërkohë që ndihma sociale e shumëtrumpetuar nga qeveria Rama për dyfishimin e saj, jo vetëm që nuk i shkoi kurrë në shtëpi, por edhe ajo që kishte iu hoq. Arsyet janë ende të paqarta.

Rruga Press

YouTube player