Lajme

Ende ftohtë! Ngricë, acar dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, do të ketë ulje të temperaturave, ndërkohë në Berat e Korçë priten reshje shiu. Ndërsa pritet që të mos mungojnë as reshjet në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 600m mbi nivelin e detit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 10 °C; në vendet e ulëta: -2 / 10 °C; ndërsa në vendet malore: -10 / 2 °C. Ndërkohë që era pritet të fryjë mesatare deri fortë, kryesisht në zonat malore.

Lexo më shumë  Kurti për varrezat masive në Zubin Potok: Serbia t’i hapë arkivat, familjet nuk mund të presin edhe 18 vjet

Rruga Press

YouTube player