KryesoreLajme

Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave, diskutojnë për agjendën gjinore parlamentare

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të drejtave të grave.

Haxhiu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimin e ligjeve nga perspektiva gjinore dhe fuqizimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.

Lexo më shumë  Horroret e dhunës policore nuk kanë të mbaruar!

Ajo ka shprehur përkushtimin që kjo agjendë të avancohet gjatë legjislaturës aktuale, në bashkëpunim me organizatat e grave.

“Shpreha vullnetin dhe përkushtimin tim që gjatë kësaj legjislature ta çojmë më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka vlerësuar edhe punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare.

Lexo më shumë  Nga veriu në jug, 34% e bashkive të vendit do të çojnë mbetjet në Shkodër

“E çmoj veçanërisht punën shumëvjeçare të Rrjetit dhe të 106 organizatave anëtare, si dhe këmbënguljen e tyre për t’i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme”, ka theksuar Haxhiu.

Rruga Press

YouTube player