Pas transmetimit të protestave studentore, sulmohet llogaria e News24 në Instagram. Javët e fundit faqja arriti 270 mln shikime
“Llogaria zyrtare e News24 në Instagram është mbyllur pa paralajmërim, pas një periudhe aktiviteti të lartë, gjatë së cilës ka regjistruar mbi 270 milionë klikime në javët e fundit.
Mbyllja vjen në një periudhë kur News24 ka pasqyruar gjerësisht protestat e studentëve dhe qytetarëve, përplasjet me policinë dhe zhvillimet e përditshme në rrugë, duke sjellë në vëmendje publike kërkesat e protestuesve dhe reagimet e qeverisë.
Sakaq, ekipet tona të sigurisë po punojnë për rikthimin e faqes në një kohë të shpejtë në bashkëpunim me kompaninë META.
Deri në rikthimin e faqes zyrtare, ndjekësit mund të informohen përmes llogarive në Instagram të BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, ku do të vijojnë të publikohen zhvillimet më të fundit të aktualitetit.” – thuhet ne deklaratën e News24
Rruga Press

