Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka takuar sot përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.
Bashkë me të, Haxhiu thotë se biseduan për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajon dhe rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet aleatëve, transmeton IndeksOnline.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite, si dhe vlerësimin për angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon” ka shkruar Haxhiu.
Ky është postimi i plotë i saj:
Pata kënaqësinë ta mirëpres në takim Matthew G. Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.
Biseduam për zhvillimet aktuale politike, sigurinë në rajonin tonë dhe rëndësinë e bashkërendimit të ngushtë ndërmjet aleatëve përballë sfidave të kohës sonë.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës ndër vite, si dhe vlerësimin për angazhimin e Ambasadorit Whitaker në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon.
Rruga Press

