Bota

Dua Lipa ndihmon mjekët ukrainas të sigurojnë një ‘pickup’ për evakuime në zonën e luftës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka mbështetur një nismë bamirësie që ka ndihmuar mjekët ushtarakë ukrainas të sigurojnë një automjet pickup, i cili do të përdoret për evakuime dhe misione në zonat e luftës.

Sipas materialit të publikuar, automjeti i është dorëzuar Batalionit të Parë të Veçantë Mjekësor, falë një fushate grumbullimi fondesh ku u përfshi edhe mbështetja e artistes.

Mjeti pritet të shërbejë në operacione emergjente, duke ndihmuar ekipet mjekësore të lëvizin më shpejt dhe më sigurt në terren, sidomos gjatë evakuimit të të plagosurve.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Fondet janë mbledhur gjatë një eventi bamirësie të organizuar nga Service95, platforma e themeluar nga Dua Lipa. Më pas, paratë janë transferuar te Driving Ukraine, një organizatë që merret me përshtatjen dhe modifikimin e automjeteve për nevojat e mjekëve dhe të ushtrisë në Ukrainë.

Në një reagim në Instagram, pjesëtarë të njësisë mjekësore e kanë përshkruar ndihmën si një surprizë pozitive, duke shkruar: “Shanset që Dua Lipa të ndihmonte në ngritjen e fondeve për një automjet për njësinë tonë nuk ishin të mëdha… por nuk ishin asnjëherë zero”.

Lexo më shumë  BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

Nisma vjen në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme humanitare që synojnë të mbështesin shërbimet emergjente në Ukrainë, në një kohë kur nevojat në terren mbeten të larta.

YouTube player