KryesoreLajme

Haxhiu dhe Gërvalla takojnë drejtuesit e KGJK-së dhe KPK-së, diskutojnë për zhvillimet kryesore në fushën e drejtësisë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë zhvilluar një takim me kryesuesin e Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Rrustem Thaqi, dhe kryesuesin e Këshilli Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi.

Në një postim në Facebook, Haxhiu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, si dhe për hapat e nevojshëm për forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit.

Lexo më shumë  ‘Plazhet me baktere-fekale dhe plehra kudo’/ Gazeta britanike: Ujërat në Shqipëri janë më të ndoturat në Evropë

“Sot së bashku me Zëvendëskryeministren dhe ministren, Donika Gërvalla-Schwarz, takuam Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Rrustem Thaqi dhe Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, ku diskutuam për zhvillimet dhe prioritetet kryesore në fushën e drejtësisë, si dhe për hapat e nevojshëm në forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se në takim u trajtuan edhe reformat në sistemin e drejtësisë, si dhe çështje të tjera me rëndësi për funksionimin efikas, profesional dhe të pavarur të institucioneve të drejtësisë.

Lexo më shumë  Sondazhi që shpjegon protestat: Shqiptarët duan Evropën; ndihen të sfilitur nga çmimet e larta, emigrimi dhe dobësimi i demokracisë

“Bashkëpunimi ndërinstitucional mbetet thelbësor për një sistem të drejtë, profesional dhe të besueshëm”, ka theksuar Haxhiu.

YouTube player