Bota

Gurvenatori i kërkon falje qytetarit i cili u dënua gabimisht dhe qëndroi i burgosur për 26 vjet

Një burrë nga Karolina e Veriut, i dënuar gabimisht për vrasje dhe i burgosur për 26 vjet, i është dhënë një falje e plotë nga guvernatori.

Sipas BBC, Dontae Sharpe kishte luftuar për të dëshmuar pafajësinë e tij që nga arrestimi në vitin 1994. Ai doli nga burgu në gusht të vitit 2019.

Lexo më shumë  Trafiku detar në Hormuz bie në nivelin më të ulët që nga maji - Kalojnë vetëm 10 anije në ditë pas sulmeve ShBA-Iran

“Emri i familjes sime është pastruar”,  tha ai të premten. “Është një barrë nga supet e mia dhe të familjes sime”.

Lajmi vjen pas një dokumentari të BBC-s mbi dështimin e drejtësisë në rastin e tij.

Historia e Sharpe theksoi se si mund të duhen vite për të marrë një falje të plotë edhe pasi një person shfajësohet dhe fiton lirinë e tij.

Lexo më shumë  Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Guvernatori Roy Cooper tha në një deklaratë derisa shpalli faljen se ai e kishte shqyrtuar me kujdes rastin dhe ata që janë dënuar gabimisht si Sharpe “meritojnë që kjo padrejtësi të njihet plotësisht dhe publikisht”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *