Grenell i obsesionuar me Albin Kurtin – nuk i shqitet këtij të fundit
Ish- i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili njëherësh shquhet si kasnec i estabilishmentit aktual të Serbisë, ka reaguar duke u orvatur të demantojë bashkëpatriotin e tij, përkatësisht ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jefrey Hovenier, pasi ky i fundit është shprehur i zhgënjyer me disa raportime në mediat kosovare rreth takimit të Kurtit në Washington me këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.
Sipas ‘lobuesit’ të agjendave serbe, nuk është pasaktësi të thuhet që Kurtit nuk i është ofruar një takim në Shtëpinë e Bardhë.
“Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në ojbketin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusvelt-it apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, por s’i pati”, ka shkruar Grenell.
Ish-emisari tutje ka thënë se Kurti është përballur me kritika të ashpra nga Demokratët dhe Republikanë në Kongres gjatë takimeve në Capitol Hill.
“Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, ka shtuar tutje ish-emisari amerikan.
Në fund Grenell thotë që “edhe ekipi i dobët e Bidenit është i dëshpëruar me Kurtin. Kjo është e vështirë për t’u arritur”.
Rruga Press