KryesoreLajme

PD-ja paraqet dy rezoluta në Kuvend për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Në Kuvendin e Shqipërisë janë paraqitur dy rezoluta thuajse të njëjta të ardhura nga Partia Demokratike, të cilat kërkojnë që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

Mësohet se të dy rezolutat në fjalë janë dërguar në Kuvend nga deputetët e PD-së, njëra e firmosur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij dhe tjetra nga Grupi Parlamentar i PD-së me në krye Enkelejd Alibeajn.

Berisha me rezolutën e tij kërkon nga Qeveria shqiptare që ta shpallë 15 janarin ditën e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në lidhje me rezolutën e Sali Berishës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka theksuar vazhdimisht se nuk do të marrin në konsideratë asnjë dokument që mban firmën e tij, siç ndodhi me Rezolutën për ta dënuar Masakrën e Srebrenicës, por kësaj radhe socialistët kanë përballë edhe firmën e Enkelejd Alibeajt dhe mbështetësve të tij, të cilët po ashtu si Berisha kërkojnë dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Herën e parë, socialistët përdorën si argument për ta hedhur poshtë Rezolutën për Srebrenicën, pasi sipas tyre vinte me firmë të Berishës, por tani do të duhet të vendosin nëse duhet të votojnë pro propozimit të Alibeajt dhe ngjallin reagimin e serbëve, apo të votojnë kundër dhe të ngjallin reagimin e shqiptarëve të Kosovës.

Kuvendi i Republikës Shqipërisë ka rrëzuar rezolutën e iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe një grup deputetësh të Komisionit të Rithemelimit, për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë. Me 51 vota kundër dhe me 15 vota pro Kuvendi i Shqipërisë në fillim të seancës plenare më 12 maj vendosi që të vijojë me rendin e ditës të miratuar në Konferencën e Kryetarëve dhe të rrëzojë propozimin e ish-kryeministrit Berisha për dënimin e masakrës së Srebrenicës. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar rihapje të çështjes së thyerjes së embargos nga Shqipëria, në vitin 1995 dhe tha se Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi e “nuk duhet te jetë në këtë sallë”.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

“Thyerja e embargos nga OKB-ja duhet të rihapet”, theksoi Balla, duke vënë si kusht për miratimin e rezolutës që asaj t’i bashkohet edhe dënimi i shkeljes së embargos nga ana e Shqipërisë gjatë luftës në Bosnjë me porosi të Sali Berishës, ish-president i Shqipërisë në atë kohë. Ndërkohë që të njëjtin fat mund ta ketë edhe rezoluta për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, pasi sipas mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, ekzistojnë 11 rezoluta që dënojnë gjenocidin serb në Kosovë. Sipas shumicës socialiste, çështja e të pagjeturve duhet të marrë më shumë vëmendje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 17 dhjetor të vitit 2020, si u.d e presidentes së Kosovës, gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Shqipërisë, u ka bërë thirrje deputetëve që edhe Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si ai i Kosovës ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *