Bota

Goditet fabrika e armëve në Rusi, shënohen viktima (VIDEO)

Një shpërthim ka goditur një fabrikë armësh brenda Rusisë duke lënë dy persona të vdekur, mbrëmjen e djeshme.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, postoi në Tëitter pamjet nga të cilave pretendon se shihet fabrika e armëve në Perm, 700 milje në lindje të Moskës, e cila është djegur plotësisht.

Nga ana tjetër, Rusia pranoi se një zjarr kishte rënë në fabrikë rreth orës 20:00 të së dielës, por nuk tha se çfarë e shkaktoi. Ky shpërthim vjen në vazhdën e një sërë zjarresh dhe shpërthimesh në objektet ushtarake të cilat mendohet se i orkestron Kievi, megjithëse kjo mbetet e pakonfirmuar. Fabrika e Perm përdoret për të prodhuar raketa për sistemet e artilerisë ruse që përdoren për të bombarduar qytetet dhe trupat ukrainase.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Shpërthimi erdhi pasi Ukraina publikoi sot pamjet që tregojnë tanket polake që mbërrijnë në vend ndërsa përgatiten për t’u bashkuar me luftën në Donbas. Varshava i ka dhuruar Ukrainës më shumë se 200 tanke të epokës sovjetike T-72.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *