Lajme

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Roli i medias parësor në luftën kundër korrupsionit

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Shqipëri kanë shpërndarë një mesazh në mbështetje të medias vendore.

Në një njoftim në Facebook, ambasada shprehet se SHBA-të ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetë-censurë.

Lexo më shumë  Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

“Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj nga BIRN Albania dhe Isa Myzyraj nga Ora News për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”, shton ambasada.

Kujtojmë se në raportin e ri të organizatës ‘Reporterët Pa kufij’ Shqipëria renditet në vendin e 103, duke humbur pikë në lirinë e medias.

Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *