Lajme

ARRSH ndryshoi lëvizjen në rrugë, banorët në protestë: 25 km për të blerë një bukë

Edhe ditën e sotme banorët e Rinasit kanë bllokuar rrugën kryesore që të çon në aeroport në shenjë proteste për një vendim të dhënë nga ARRSH që e bën këtë rrugë vetëm me një sens lëvizje.

Banorët janë shprehur se penalizohen nga bllokimi i aksit rrugore pasi do të detyrohen të ndjekin një rrugë shumë më të gjatë për të kryer lëvizjet interubane. Sipas banorëve vendimi i ARRSH ka bllokuar penguar edhe rreth 130 fëmijë që të shkojnë në shkollë.

Lexo më shumë  Rezoluta për Srebrenicën, Kandiq: Hap para në ndalimin e glorifikimit të kiminelëve të luftës

Disa ditë më parë, ARRSH vendosi që mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Të gjithë qytetarët që tashmë do të duhet që të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet që të ndjekin udhëzimet më të reja që ka nxjerrë ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një njoftimi ka bërë me dije se qytetarët duke filluar nga 1 Maji për të shkuar në Rinas do të duhet që të përdorin vetëm një sens të lëvizjes.

Lexo më shumë  Gërvalla takohet me kongresistin Keating, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe ShBA-ve

Ndër të tjera theksohet se për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *