Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!
Gjykata Penale ka shpallur të paligjshëm arrestimin e Edison Likes dhe Fatjon Rrapajt, të ndaluar pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të makinës së kryeministrit Edi Rama.
Sipas vendimit të gjykatës, goditja me vezë e automjetit të kryeministrit nuk përbën akt dhune.
Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.
Prej 133 ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë Rama. Ndërkohë që aktivistët në shenjë kundërshtie ndaj kësaj qeverie kanë goditur me vezë shpesh herë politikanë dhe makinat e tyre.
Rruga Press
Lexo më shumë (VIDEO) Investimi i Kushner nën lupën e Wall Street Journal/ Ç'po ndodh sot në Zvërnec

