Bota

Gjysmë lakuriq, me duar të lidhura dhe me “gjak” në trup, protestë para ambasadës ruse kundër përdhunimit të grave në Ukrainë

Shoqëria civile në Lituani ka protestuar kundër përdhunimit të grave në Ukrainë në një mënyrë të veçantë.

Gra dhe aktiviste kanë dalë përpara ambasadës ruse në Vilnius dhe nëpërmjet një qëndrimi simbolik kanë treguar ,mbështetjen e tyre për gratë dhe vajzat ukrainase që po përdhunohen dhe abuzohen në mënyrë mizore nga ushtarët rusë.

Gjysmë të zhveshura, me gjak mes këmbëve, duar të lidhura dhe me qese në kokë, ato kërkojnë drejtësi për gratë që kanë rënë në duart e pushtuesve si dhe një mënyrë konkrete që Perëndimi ta ndalojë masakrën që po behët në kurriz të pafajshmëve./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *