Lajme

“Nëse na prish shtëpitë tona do merremi me shtëpinë e tij”, protestuesit në Tiranë bllokojnë rrugën

Banorët e Paskuqanit dhe Laprakës kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin që prish shtëpitë e tyre. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë kërkuar që qeveria të gjejë një zgjidhje duke u dhënë vendstrehim të gjithë atyre personave që preken nga projekti.

Një prej banorëve: Ne nuk kemi asnjë pikë shprese tek kjo qeveri, jemi tepër të zhgënjyer. Nuk e kishim pritur se do të na ndodhte kjo gjë në shtetin tonë. Pse nuk del qeveria me një VKM ku të thotë se do ndërmarë veprime konkrete përsa i përket dëmshpërblimit tonë dhe ne të rrimë të qetë.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Tani e mira është që të zgjidhen problemet e popullit. Pse nuk kanë nxjerrë më parë një komision dhe të vendosnin pikat e të thonin që ne të mos hynim të ndërtonim këtu. Këto janë gabimet e shtetit.

Tjetër banor: Para tre ditësh ka ardhur IKMT ilegalisht dhe na kanë thënë që nëse nuk i prishim vetë ne shtëpitë tona atëherë, do na gjobisnin me 20 milionë lekë. Me shtëpinë tënde do merremi më vonë ne nëse nuk na strehoni. Prandaj ju them kryeministër i lini talljet dhe showt se more 1 milionë vota po do marrësh 1 milionë grushta pastaj nëse nuk na gjeni zgjidhjen.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *