Bota

Gjykata e Hagës rrëzon sërish kërkesën e kriminelit Mlladiç për lirim nga burgu për arsye shëndetësore

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës) ia ka hedhur poshtë përsëri kërkesën Ratko Mlladiçit për lirimin të përkohshëm nga burgu për arsye shëndetësore, ku ai po e vuan dënimin për krime të luftës.

Mlladiçi, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Sërpska – entiteti serb i Bosnjës – u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Mekanizmi tha të enjten se ekspertët e pavarur mjekësorë kanë konstatuar se Shërbimi Mjekësor i Njësisë së Paraburgimit të Kombeve të Bashkuara dhe spitali i burgut po e vëzhgojnë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

“Ata nuk kanë hasur mungesë të kujdesit ose trajtimit të duhur, që do ta arsyetonte lirimin e tij”, thuhet në njoftimin e Mekanizmit.

Mekanizimi shtoi se Mlladiçi është vendosur përgjithmonë në një strukturë spitalore burgu të ndërtuar rishtazi, e cila është e pajisur për të ofruar kujdes multidisiplinor për të burgosurit me probleme komplekse mjekësore.

“Mlladiçi po vendoset në një spital të ri burgu, të teknologjisë së fundit, me monitorim të vazhdueshëm dhe transferime të shpejta në spitale civile sipas nevojës”, tha ai.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Thuhet se i burgosuri ka kujdes të përshtatshëm paliativ, ndihmë me aktivitetet e përditshme, si dhe përkthyes dhe staf që flasin gjuhën e tij.

Rruga Press

YouTube player