Mos bini në kurthin e mashtrimeve. Hysni Mehani nuk e ka quajtur Lushtakun “Sami Serbia”, sepse ka përdorur ironinë, që nënkupton të kundërtën e asaj që thuhet
Nga Liri Loshi
Miq, mos bini në kurthin e genjeshtrave dhe mashtrimeve.
Hysni Mehani nuk e ka quajtur Sami Lushtakun “Sami Serbia”, siç pretendohet gjithandej, të paktën jo në kontekstin negativ.
Po, ai e ka quajtur “Sami Serbia”, por koneksti ka qenë pozitiv dhe afirmativ.
Ai ka thënë se “Sami Serbia” po na prishë me Amerikën duke i mbyllur strukturat paralele serbe në Skënderaj, pasi ai kishte mbyllur një ambulancë serbe në një fshat të Skendërajt, ashtu sikurse “Albin Serbia” që na prishte me Amerikën kur mbyllte strukturat paralele serbe gjithandej në Kosovë.

Mehani këtu ka përdorë ironinë, që nënkupton të kundërtën e asaj që thuhet, pra se ata që mbyllin strukturat paralele serbe kudoqoftë në Kosovë, nuk janë proserbë, siç etiketohej Albin Kurti nga vetë Sami Lushtaku, por janë patriotë të vërtetë.
Hysniu ka vënë një shënjë barazimi mes Kurtit dhe Lushtakut duke goditur shpifjen si mjet për ta degraduar e poshtëruar tjetrin.
Mbase Sami Lushtaku qëndron keq me të kuptuarit e meseleve, por kjo mesele ka qenë tepër e thjeshtë për të mos u kuptuar.
Me e ba për spital një qytetar, apo edhe kundërshtar politik, vetëm pse s’ke arritur ta kuptosh meselen e tij, pra meselen që nuk ka qëllim negativ ndaj teje, është thjeshtë një budallaki.
E, me e ditë se nuk e ka thënë në mënyrën negative dhe me e përdor si motiv të rremë për t’i qeruar hesapet për qëllime tjera është ligësi dhe poshtërsi.
Përnjëmend ky është një veprim i ulët dhe kriminal që duhet të denohet pa pardon moralisht, politikisht dhe ligjerisht.
Rruga Press

