Bota

Gjukanoviq: Rusia po përdor zbrazëtirat që la BE-ja në Ballkan

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq deklaroi në panelin e forumit të Bratisllavës “Globsec 2022” se shteti që ai drejton, mund të jetë mes vendeve të para që do t’i bashkohet BE-së, bazuar në kapitujt që po hap dhe po diskuton.

Sipas tij, problemi është se BE-ja nuk është entuziaste për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Por problem kryesor është BE-ja ka shumë pak entuziazëm për integrim të Ballkanit perëndimor. Ata na akuzojnë ne dhe janë palët e treta që fitojnë në këtë rast. Këto palë përdorin këtë hapësirë”, ka thënë Gjukanoviqi.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Ai u shpreh se Rusia nuk synon të destabilizojë Ballkanin perëndimor, por që përmes tij, synon ta destabilizojë BE-në.

Sa i përket iniciativës për “Ballkanin e Hapur”, dhe mosmarrëveshjet mes tij dhe kryeministrit Dritan Abazoviq, presidenti malazez tha se vendi i tij është demokratik.

“Mund të kemi qëndrime të ndryshme mes presidentit, qeverisë e Kuvendit, por ajo që nuk ndryshon është integrimi në BE”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *