KryesoreLajme

Lajçak: Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE, është urgjencë

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, njëherësh edhe për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka qenë në agjendën e BE-së për shumë kohë, por që viteve të fundit ka pasur rënie të angazhimit të bllokut ndaj Ballkanit Perëndimor.

Lajçaku, të cilit iu dha fjala të parit në panelin në kuadër të forumit të Bratisllavës “Globsec 2022”, ka thënë se ka qenë një konsensus në BE se Ballkani Perëndimor është mirë dhe se njëherë duhet të jenë prioritet disa çështje të brendshme që duhet të rregullohen.

Lexo më shumë  Protestat e dëshpërimit

“Tani gjërat kanë ndryshuar sepse Bashkimi Evropian po humbet në mënyrë dramatike popullaritetin, besueshmërinë në rajon dhe mund t’ju them se çdo herë është gjithnjë e më e vështirë të ulesh në panele për të përfaqësuar Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Lajçak ka shtuar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.

“Nuk e kemi luksin ta lëmë rajonin mes dy realiteteve, ata duhet të përfundojnë si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian, ndaj ka një ndjenjë urgjence, ka shumë vullnet të mirë, ndaj duhet ta vendosim këtë vullnet të mirë në një realitet i ri”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli: Kosova krenohet me rritjen e përqindjes së grave të punësuara, 40 për qind e vajzave përfshihen në tregun e punës

Sipas tij, e gjithë tragjedia në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, pasi kuptohet për të gjithë që integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, por se rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së.

“Çka dua të kërkoj nga partnerët në Ballkan është të na ndihmojnë që edhe t’i ndihmojmë për integrim”, ka përfunduar ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *