KryesoreLajme

Gjermania i dhuron automjete FSK-së

Republika Federale e Gjermanisë do t’i dhurojë automjete Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve do të mbahet të enjten.

Ceremonia do të organizohet në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim prej orës 10:30. 

“Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Rruga Press

Lexo më shumë  Propaganda nuk funksionon në mënyrë efikase nëse tërë kohën gënjeni dhe shpifni, siç bëjnë shumë nga mediumet dhe gazetarët shqiptar, siç janë buzhala&Co
YouTube player