KryesoreLajme

Borut Pahor synon të jetë pasardhës i Lajçakut si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po synon ta trashëgojë pozitën e sllovakut Miroslav Lajçak në rolin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

Siç shkruan sllovene “Delo” shefja e diplomacisë së Sllovenisë Tanja Fajon po e ndihmon ish-presidentin Pahor në lobimin për të marrë pozitën emisarit special në dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.

“Siç mësohet jozyrtarisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakja e tij Tanja Fajon, Pahor po përgatitet të përparojë në pozicionin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që aktualisht mbahet nga diplomati sllovak Miroslav Lajçak”, shkruan gazeta sllovene.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Sipas kësaj gazete, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka vlerësuar se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikës në kandidaturën e tij.

“Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan gazeta.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Duhet theksuar se për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor duhet të paraqesë një kërkesë personale, por sipas informacioneve të gazetës, ai ende nuk e ka bërë këtë në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme, i cili udhëhiqet socialisti spanjoll Josep Borrell.

Mandati i dytë dyvjeçar i Miroslav Lajçakut si emisar në dialogun Kosovë-Serbia skadon në fund të gushtit të këtij viti.

YouTube player