Lajme

Gjendet “zgjidhja” për çlirimin e Kullës së Sahatit

Aktivistët e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kanë zgjetur “zgjidhjen” për çlirimin e Kullës së Sahatit, të fundosur prej disa vitesh pas ndërtimit të kullave ngjitur me dy anët e saj.

Përshkrimi “Tallavaja urbane-E ardhmja e sahatit të Tiranës sipas vizionit qeveritar”, është dizenjuar si një propozim sarkastik që kulla aktuale të lëvizet nga vendi ku është tani dhe të ngrihet në vijim në lartësi te njëra kullë e kompleksit “Book Building” pas Kullës së Sahatit, që përbëhet nga dy kulla, njëra 11-katëshe dhe tjetra 16-17-katëshe dhe aktivistët ia kanë shtuar kullën kësaj të fundit, madje duke e ngjyrosur me tone të ndezura, karakteristike për shijet e kryeministrit Edi Rama.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Dy ndërtesat, njëra si qendër biznesi dhe tjetra e planifikuar për hotel u ndërtuan pas lejes së dhënë në 2 shkurt 2018 nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe projekti është bërë nga studio 51N4E, studio e cila ka projektuar sheshin Skënderbej dhe godinën e Hotel Plaza-s, e që ka lidhje të afërta me kryeministrin.

Ky i fundit e ka mbrojtur vazhdimisht projektin që ka vënë poshtë Kullën e Sahatit, duke thënë se kështu i jepet një ndriçim tjetër që ishte prishur nga fasada e “Torre Drini”, ndërtuar gati dy dekada më parë.

Lexo më shumë  Firma për inceneratorin e Tiranës/ Pse SPAK fton Agaçin, por jo Ramën

Kulla e Sahatit është monument kulture i kategorisë së I-rë, 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit dhe sipas “zgjidhjes” sarkastike të aktivistëve, do të “rikthehet” e tillë, sigurisht në letër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *