KryesoreLajme

“Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Në prag të festave të fundvitit, ku kërkesa për mish gjeli rritet, fermerët lokalë përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre me një çmim të favorshëm për ta.

Importi i gjelave të detit nga Greqia ka ndikuar ndjeshëm në tregun vendas, duke sjellë ulje të çmimit për gjelat e detit të rritur nga fermerët në zonën e Lushnjës.

Lexo më shumë  Maqedoni: Kosova ofron mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret

Kjo ka bërë që konsumatorët të orientohen drejt produkteve të importit, duke e lënë në stok pjesën më të madhe të gjelave të rritur në mënyrë natyrale nga fermerët e Lushnjës. Aktualisht gjelat po shiten me 8 mijë lekë kg një çmim që për t’a nuk arrin dot as koston e shpenzimeve.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të mbrojtur prodhimin vendas, si dhe për të rritur kontrollin mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve të importuara.

Lexo më shumë  Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë. Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja!

Rruga Press

YouTube player