Lajme

Gërvalla: Vuçiqi është eksportues i terrorizmit

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se ka dëshmi të pakontestueshme se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, që është në listën e zezë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, ishte i përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të dielën.

Në sulmin e të dielës vdiq polici Afrim Bunjaku dhe u lënduan tre policë tjerë. Po ashtu u vranë tre sulmues.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar sot xhirime ku shihet prania e Radoiçiqit në Banjskë. Këto xhirime i ka publikuar edhe Gërvalla në platformën “X”.

Lexo më shumë  Gratë për VETËVENDOSJE! shënojnë ditën e tyre në Ujman, Haxhiu vlerëson angazhimin e aktivisteve

Gërvalla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është eksportues i terrorizmit.

“Dëshmi të pakontestueshme që Radojçiqi, një bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka drejtuar grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiqi është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Duhet të jetë alarm zgjimi për komunitetin ndërkombëtarë që të marrë veprime vendimtare për të ruajtur paqen”, ka shkruar Gërvalla.

Rruga Press

Lexo më shumë  SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi
YouTube player