KryesoreLajme

Gërvalla i reagon Baton Haxhiut: Kush sulmohet nga Haxhiu, vlen diçka

Në një shkrim autorial, ku sulmoi shumë figura publike në Kosovë, përgjithësisht nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Baton Haxhiu pështyu vrer edhe për Drejtorin e RTK-së, Rilind Gërvallën, duke e quajtur atë ‘të paditur‘.

Pas këtij shkrimi, Gërvalla ka reaguar në Facebook duke shkruar se ‘kush sulmohet nga Haxhiu, vlen diçka‘.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Gërvallës:

Baton Haxhiu më paska përmendur, sërish. Duke u pëpjekur të më përçmojë e duke më cilësuar si të emëruar politikisht në RTK, sërish. Së pari, kush sulmohet nga Haxhiu, vlen diçka. Kush mbrohet e punësohet nga Haxhiu, digjet, siç na ka treguar historia prej viteve ‘90 e deri sot.

Dihet se RTK nuk funksionon si portal i Haxhiut. Rekrutimet tek ne janë me konkurs dhe transparencë, jo siç i do ai.

Unë për vete kam pasur çdo mundësi të bëj karrierë politike, po të kisha dashur. Atë babën e mirë që e përmend Haxhiu, e kam ditur edhe vetë. Garantoj se as unë e as babai im i ndjerë kurrë nuk ka njohur e bashkëpunuar me “gazetarë axhendash” si z.Haxhiu. Kemi edhe pjesëmarrjen në UÇK, që do shokëve të Haxhiut u ka shërbyer si trampolinë për të kërcyer në politikë e në bollëk. Mirëpo, kam zgjedhur tjetër rrugë me vetëdije.

Nëse duan ta ndihmojnë RTK-në, le ta ndihmojnë duke mbajtur larg saj modelin e shpikur prej tyre, të medias “vrasëse me pagesë”.

Lexo më shumë  “Projekti” i (pa)kuptueshëm i Federatës së Shqipërisë: Evropian me Serbinë
YouTube player