KryesoreLajme

Biserko: Vuçiqi po destabilizon fqinjët përfshirë Kosovën, përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po destabilizon Serbinë dhe fqinjët përfshirë Kosovën përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë.

Kështu mendon kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

“Madje, mund të konstatohet se bashkësia ndërkombëtare po i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia po i destabilizon me politikën e saj, para së gjithash përmes aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë me mbështetje të madhe financiare”, tha  Biserko për Danas.

Lexo më shumë  Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro

Megjithatë, sipas saj duke pasur parasysh raportin e Pentagonit që parashikon mundësinë e konfliktit etnik në Ballkan, duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të tij luftarake, siç është ajo kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Para nxënësve të shkollave fillore nga Kosova, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që e përkrah atë”.

Lexo më shumë  Hetimet e SPAK-ut ulin në qershor çmimet e apartamenteve në Tiranë, frenohet paraja informale
YouTube player