KryesoreOpinion/Aktualitet

Çfarë ka të përbashkët ndjesia rusofobe e Victoria Nuland-it dhe fundi i saj politik me serbofilinë e Gabriel Escobar-it

Shkruan Dr. Sadri Ramabaja

Në SHBA përfaqësuesit me ndikim të realizmit analitik ka një dekadë që janë margjinalizuar jo vetëm nga skena politike, por edhe nga media. Përparësi u jepet ideologëve analitikë, që për objektiv mbajnë përherë qëllimin final të interesit shtetëror.

Shkolla amerikane e realizmit analitik kishte sjellë në krye të institucioneve, sidomos në DASH, mendje të kthjellta e me shumë ndikim brenda e jashtë. Ata përfshinin të kuptuarit e interesave kombëtare të konkurrentëve kryesorë të SHBA-së edhe brenda falmiljes perendimore, duke i vlerësuar lart gjithësesi edhe interesat e partnerëve të SHBA-ve.
Në një kontekst të tillë, prandaj ata përpiqeshin të gjenin mundësitë më të favorshme për realizimin e interesave kombëtare amerikane në masën më të madhe të mundshme, duke marrë parasysh të ashtuquajturat vijat e kuqe të cilat nuk i kalojnë dot partnerët, sidomos kur ato nuk përputhen plotësisht me interesat amerikane.

Ajo që Vuçiqi dëshiron tani, dhe duket se ai është mjaft i suksesshëm në këtë plan, është që Perëndimi të mbetet tutje peng i efekteve zingjirore që do të prodhojë përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, pas së cilës mund të rishikohet doktrina aktuale ruse e përdorimit të armëve bërthamore taktike, ndërkaq ai tek atëherë të hidhet në veprim për realizimin e “Botës serbe”, që d.t.th rishikim i thellë i hartës politike të rajonit, duke pas garant në këtë rast Rusinë fitimtare!

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Më 5 mars, Departamenti i Shtetit njoftoi në faqen e tij zyrtare për dorëheqjen e zyrtares së lartë, për një kohë të gjatë dhe nënsekretares aktuale për çështjet politike dhe personit të rangut të tretë në atë ministri, Victoria Nuland. Lajmi habiti qarqet politike dhe analitike në mbarë botën.
A ishte ky fund rezultat i rusofobisë?

Së fundmi Kosovën e vizitoi Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, por njëkohësisht edhe Emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Më pas, në një intervistë dhënë Radios Europa e Lirë ai pohoi: “…fakti që Qeveria më pro Kosovës në botë dhe Qeveria më proamerikane në botë, pra Shtetet e Bashkuara dhe Kosova, po e kanë vështirësi, nuk është për shkak të politikave tona ndaj Rusisë apo Ukrainës apo Kinës, është për shkak të trajtimit të minoriteteve.”
Paraprakisht ai dha një deklaratë tepër kontraverze:
“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë.”

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Këto deklarata janë në shpërputhje të plotë me frymën e shkollës amerikane të realizmit analitik. Kujt i shërben kjo deklaratë nxitëse për trazira të karakterit ndëretnik?!
A po tentohet të shtyhet Kosova dhunshëm drejt krijimit të alibisë për shpërthim të luftës së re shqiptaro-serbe?!
A janë këto deklarata produkt i mendimit filoserb?
Çfarë ka të përbashkët ndjesia rusofobe e Victoria Nuland-it dhe fundi i saj politik me serbofilinë e Gabriel Escobar-it?

Kundërpërgjigja politike ka nevojë urgjente për më shumë realizëm politik mes partnerësh [SHBA-Kosovë]. DASH-i rrjedhimisht është e pritshme që ta marrë në konsideratë vijën e kuqe të Kosovës si partnere reale e SHBA-ve.

Shkolla e realizmit analitik amerikan, shih për këtë, në çastin kritik të luftës së Kosovës për mbijetesë [1998/99] përveç interesave gjeostrategjike amerikane, i mori në konsideratë edhe interesat e shqiptarëve si Komb.

Koha është për më shumë realizëm politik mes partnerësh, sidomos tani kur funksionalizimi i Republikës po përballet me sprova të mëdha.

YouTube player