Lajme

Gazetarja Lala: “Nëse Ervis Martinaj është ekzekutuar, ka gisht shteti”

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania theksoi se zhdukja e Ervis Martinaj mund të jetë inskenim, por edhe ekzekutim nga kundërshtarët, kjo bazuar në potencialin ekonomik dhe jo vetëm të këtyre të fundit.

Por Lala shtoi se kundërshtarët e Martinajt nuk janë vetëm ato që gjerësisht dihen dhe nga opinioni publik, por ka dhe të tjerë nga bota e biznesit. Megjithatë Lala shtoi se në rastin e ekzekutimit të Martinajt, gisht do të kishin dhe instancat shtetërore, pasi diçka e tillë s’mund të finalizohet ndryshe.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të mbajnë stërvitje të përbashkët

“Ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët dhe për t’i shpëtuar policisë. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që të jetë rrëmbyer dhe zhdukur për faktin se kundërshtarët e tij janë kundërshtarë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha. Nëse të nesërmen policia dhe prokuroria do konfirmojë pistën e zhdukjes së Martinajt, peshkut të madh të botës krimit nuk mund të bëhet pa mbështetjen shtetërore dhe nënkuptoj këtu institucionet ligjzbatuese”, u shpreh gazetarja.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *