KryesoreOpinion/Aktualitet

Zizek: Kriza në veri të Kosovës mund të kthehet. Rusia po manovron në hijet ballkanike

Filozofi slloven Slavoj Zizek ka thënë se kriza në veri të Kosovës mund të kthehet sërish sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme.

Në një opinion të tij të publikuar në gazetën The Daily Star, Zizek thotë se ka zëra në Serbi që e po i qasen Kosovës në të njëjtën mënyrë sikur Rusia që i është qasur Ukrainës.

Kriza e fundit në veri të Kosovës erdhi e shkoi shpejt sepse askush nuk e dëshironte një përshkallëzim të situatës. Por pritet të kthehet sepse Rusia po manovron në hijet ballkanike për të ndezur tensionet e kahershme. Origjina e zakonshme e krizës tregon se sa lehtë një shkëndijë mund të shndërrohet në një zjarr”.

“Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar një masë ku kërkon që serbët që jetojnë në veri të Kosovës të aplikojnë për targa vendore, duke zëvendësuar targat e tyre serbe. Por serbët organizuan protesta (me raportime për të shtëna me armë) dhe bllokada rrugore në dy pika kufitare, duke i shtyrë autoritetet e Kosovës të shtyjnë masën për një muaj, derisa të diskutohet për hapat e ardhshëm”.

Serbia ka kohë që aplikon rregullin e njëjtë për mbajtësit e targave kosovare në territorin e saj dhe Kosova thjesht po përpiqet të zbatojë të njëjtin standard. Problemi, natyrisht, është se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe rreth 100 vende të tjera e njohin atë”.

“Kjo do të ishte thjesht një histori lokale nëse nuk do të përfshihej në dinamikën gjeopolitike të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë. Së fundmi Vladimir Gjukanoviq (deputet nga Partia Progresive Serbe në pushtet), duke u munduar ta kanalizojë arsyetimin e Rusisë për pushtimin e Ukrainës, tha “Serbia mund të detyrohet të përfshihet në ‘denazifikimin’ e Ballkanit”. Shprehja “i detyruar të përfshihet” i bën jehonë linjës farsë të Kremlinit për pushtimin e Ukrainës”.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *