Lajme

Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë, tek “Zogu i zi”

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë për herë të fundit në 7 Gusht 2022 në ambjentet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambjentet, e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

“Ora News” mëson se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Te fundit qe pane Martinaj 

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht 2022 në Durrës, ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit.

Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Pas qëndrimit një natë atje, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *