Lajme

Gazetari Stafa denoncon: Fëmijët në QSUNT po përballen përsëri me mungesë medikamentesh kimio

Nga Osman Stafa

FËMIJËT NË QSUNT PO PËRBALLEN PËRSËRI ME MUNGESË MEDIKAMENTESH KIMIO

Prindër të cilët kanë fëmijët të shtruar në Pediatrinë Onko-Hematologjike në QSUNT, më deklarojnë se ka nisur përsëri mungesa e medikamenteve kimio.

Ky është SKANDAL. Është e papranueshme.

Bëhet fjalë për Citorabina, Dacarbazin, Actinomycin D.

Këto janë kimio dhe nëse një fëmijë që vuan nga tumoret nuk i merr sipas protokolleve të mjekut, rrezikon jetën.

Lexo më shumë  Rama 'shpall diktaturën': Policia merr fuqi absolute për të ndaluar tubimet dhe për të censuruar rrjetet sociale

Prindërit janë në hallin më të madh të jetës së tyre.

Nuk gjejnë dot medikamentet në fjalë. Edhe nëse i gjejnë kontrabandë, mund t’i paguajnë disa herë, por jo gjithmonë, pasi kushtojnë shumë.

Këto medikamente nuk gjenden në farmaci. Ato duhet t’i siguroj vetëm spitali, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky është një krim. Luhet me jetën e fëmijëve. Nuk u sigurohet bar-i që u mundëson fëmijëve të luftojnë të keqen brënda tyre.

Lexo më shumë  Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në projektin “Arkitekti i kryeqytetit”

Ndërkohë Gjykata e Apelit akoma nuk e ka shqyrtuar çështjen. Akoma drejtësia nuk ka vendosur nisjen e hetimeve për këtë skandal të madh, ku rrezikohet jeta e fëmijëve.

Rruga Press

YouTube player