Kryesore

Gazetari nga Londra, Dauti: Britania e Madhe nuk do t’ia kthejë Kosovës shpinën

Gazetari, Daut Dauti lidhur me pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në panelin e diskutimit të Institutit ‘Chatham House” ka thënë se Kosova është themeli i sigurisë në Ballkan dhe se Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të ia kthejë Kosovës shpinën asnjëherë në asnjë rast.

Kështu është shprehur gazetari Dauti nga Londra për emisionin ‘Five’ në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se rëndësia e konferencave të tilla nga Instituti ‘Chatham House’ i shërbejnë qeverisë britanike dhe në bazë të rezultateve të arritura, shumë qeveri mund të këshillohen.

‘Chatham House është institut që mbledh mendimet e ekspertëve dhe të cilat i përpunon në mënyrë shkencore. Tema e diskutimit ku merr pjesë edhe kryeministri Kurti do të jetë tema e sigurisë. Rëndësia e kësaj konference iu shërben qeverisë britanike, ku instituti Chatham House merret me studimet e politikave të jashtme. Dhe bazë rezultateve shumë qeveri mund të këshillohen. Britania e Madhe ka bërë me dije shumë herë se Kosova qëndron në agjendën e saj të politikës së jashtme. Dhe Kosova është themeli i sigurisë në ballkan. Dhe kjo politikë do të orientohet në mbrojtje të sigurisë, statusit dhe ekonomisë së Kosovës. Nëse çrregullohet sistemi i sigurisë së Kosovës dhe natyrisht çrregullohet  i tërë Ballkani. Dhe kjo një fat i mirë dhe një politikë e tillë po vazhdon dhe Britania e Madhe nuk e ka ndërmend të ia kthejë Kosovës shpinën”, është shprehur Dauti.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Sa i përket mbështetjes së Britanisë së Madhe, Dauti është shprehur se “Kosova është partneri kryesor i Britanisë së Madhe. Këtë e bëri me dije edhe Lordi David Cameron me vizitën e tij para një muaji në Kosovë. Ai e zgjodhi vetëm Kosovën dhe në mënyrën simbolike tregoi se Kosova është baza dhe qendra e sigurisë në rajonin e Ballkanit.”

Ndryshe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar ku do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’. Ky panel moderohet nga folësit si redaktore e Mbrojtjes ’The Telegraph’, Danielle Sheridan, Andi Hoxhaj, pedagog i Drejtësisë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Rruga Press

YouTube player