Lajme

Gati për luftë, Peleshi blen me 40 mijë USD dylbi/kamera për Rojen Bregdetare!

Lufta në Ukrainë po mobilizon edhe Ushtrinë Shqiptare, e cila është pjesë e NATO-s. Në krye të punëve dhe ai që duhet të zgjidhë qesen e investimeve është ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ai duhet të kërkojë më shumë fonde për të modernizuar ushtrinë dhe pavarësisht se jemi në NATO, ushtarët shqiptarë janë më të paushqyer, më të paveshur apo më të keqpaguar.

Dhe, në këto kohëra, ku lufta po zhvillohet edhe në Europë, vëmendja e fuqive të mëdha është përqendruar te ushtria. Gjermania, e cila prej dekadash nuk investonte në ushtri, po prodhon dhe blen armatime. Po ushtria shqiptare, a po investon?! A i bëjmë dot ballë armikut, në luftë tokësore, ajrore apo detare?

Duke qenë se jemi vend bregdetar, duhet të ruajmë kufirin ujor, apo të jemi vigjilentë nga zhvillimet në Detin Jon dhe Detin Adriatik. Para viteve ’90 kishim sisteme mbrojtëse, nendetëse apo anije për të ruajtur bregdetin, nga Velipoja në Ksamil.

Lexo më shumë  Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan  

Ndërkohë, pas lëngimit prej vitësh me radhë, kryesisht pas vitit ’90 dhe pas kësaj situate në Ukrainë, Peleshi po mundohet që të ruajë ujërat territoriale shqiptare.

Faksimile: Peleshi ka hapur një tender 40 mijë USD për të blerë dylbi/kamera…

Dhe, ai ka hapur qesen e parë, duke akorduar plot 40 milionë lekë! E lexuat mirë, ose t’ua shpjegojmë edhe njëherë: 40 milionë lekë të vjetra. As 40 milionë euro apo dollarë. Por, vetëm 40 MIJË USD!

Një shumë qesharake, duke parë mobilizimin e ushtrive të NATO-s apo edhe artileritë e tjera. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Peleshi ka hapur tenderin me objekt “blerje dylbi/kamera (infra të kuqe, termike) për anijet e Rojes Bregdetare”.

Lexo më shumë  Në letrën drejtuar kreut të OKB-së, të rinjtë nga Serbia ekspozuan gënjeshtrat e regjimit të Vuçiqit dhe mbështetën rezolutën për Srebrenicën
Screenshot_6
Screenshot_7
Screenshot_8

Fondi i akorduar është 4,078,000 lekë të reja, pa TVSH. Mësohet se akordimi i mallit është brenda 60 ditëve. Pra, pas dy muajsh, ne do jemi në gjendje që të pikasim armikun në det. Madje, duke i vëzhguar me dylbi, ne edhe i regjistrojmë.

Peleshi ka treguar edhe origjinën e tij, duke kursyer me se të mundet, madje edhe gjatë kësaj kohe. Dhe, hapja e tenderit përkon me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-s.

Natyrisht, Peleshi duhet t’i ketë thënë Ramës për këtë investim. Dhe më pas Rama duhet të jetë “mburrur” para Stoltenbergut apo kancelarive europiane për këtë investim. Tashmë, ne presim që kur të vijë në Shqipëri të organizojë një konferencë shtypi, ku duhet të tregojë edhe investimet në ushtri./bold/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *