Sport

Formacionet zyrtare: Në Madrid vendoset gjysmëfinalisti mes Atleticos dhe Cityt

Në Estadio Wanda Metropolitano zhvillohet ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Cityt.

Me një gol epërsi në favor të Citizens (1-0) përfundoi sfida e parë në Etihad Stadium dhe sonte (e mërkurë) në kryeqytetin spanjoll do të vendoset skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Do të shohim një tjetër përballje taktikash ndërmjet strategëve Diego Simeone dhe Pep Guardiola, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Savic, Felipe, Reinildo: Marcos Llorente, Kondogbia, Koke, Lemar, Renan Lodi; Griezmann, Joao Felix.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva.

Skuadra e kualifikuar, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë përballë Real Madridit që eliminoi Chelsean në çerekfinale.

RRuga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *