Lajme

Temperaturat rriten deri në 23°C, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb: Vijojnë masat ajërore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Lexo më shumë  Serwer e Stradner japin alarmin nga SHBA për rrezikun që vjen nga Vuçiqi

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor -Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në Veri të Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht të ketë shtim të lehtë të vranësirave në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV prej disa ditësh ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës. POR parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Lexo më shumë  Nënshkruhen kontratat për subvencionimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Jugore do të jenë në ndikimin e masave ajërore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe klime të pakta të vranësirave. Ndërsa pjesërisht Qëndra e kontinentit do të paraqitet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira. Por me reshje dëbore vijon të jetë Europa Lindore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *