Bota

Ambasada ruse paralajmëron destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës, shkaku Ligji i pronës

Ambasada ruse në Bosnjë-Hercegovinë ka kritikuar pezullimin e Ligjit të pronës dhe ka paralajmëruar destabilizim të shtetit ballkanik nëse nuk tërhiqet vendimi nga zyrtari i lartë ndërkombëtar.

Ambasada ruse ka përsëritur qëndrimin për mosnjohjen e diplomatit gjerman Christian Schmidt si shef i zyrës së përfaqësuesit të lartë të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe vendimin e tij e ka cilësuar si të paligjshëm.

Komentet ruse shpërfaqin mosmarrëveshjet me Perëndimin në lidhje me politikat e Bosnjës, shtet në të cilin Rusia në vitet e fundit ka shtuar ndikimin. Me luftën në Ukrainë, është shtuar frika e tensioneve edhe në Ballkan.

Lexo më shumë  Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Schmidt të martën pezulloi ligjin të cilin e miratoi rajoni gjysmë-autonom i serbëve, me të cilin prona e përdorur nga autoritetet publike i takonte entitetit të Republika Sërpskas.

Ligji është parë si pjesë e planit të serbëve që të përvetësojnë sa më shumë pavarësi në Bosnjë. Schmidt në arsyetimin e vendimit ka thënë se vetëm shteti i Bosnjës mund të rregullojë problemet e pronës dhe ka bërë thirrje mes zyrtarëve të Bosnjës për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Serbët e Bosnjës kanë refuzuar vendimin e tij. Ambasada amerikane ka bërë të ditur se komuniteti ndërkombëtar nuk kishte zgjidhje tjetër veç të vepronte, pasi liderët serbë refuzuan të bashkëpunonin.

E anëtari serb i Presidencës, Milorad Dodik, tha se “pavarësisht kësaj, ligji do të hyjë në fuqi të enjten”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *