KryesoreLajme

FMN-ja kundër bordeve të çmimeve: Zëvendësojini me mbështetje për të varfërit

Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon qeverinë shqiptare që të heqë dorë nga bordet e kontrollit të çmimeve dhe në vend të tyre të përdorë të ardhurat e siguruara shtesë prej TVSh-së dhe taksave të tjera nga rritja e çmimeve për të ndihmuar shtresat në nevojë.

Me një gjuhë të zbutur, FMN i cilëson bordet dhe caktimin e çmimeve tavan si jofunksionale dhe me sfida të mëdha.

Lexo më shumë  Shpenzimet kapitale në Shqipëri 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e ushqimeve bazë, shohim me vend zëvendësimin e këtij bordi me mbështetje të mirëshpërndarë për të varfërit dhe shtresat e në nevojë me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ?mimeve”, thuhet në deklaratën që misioni i FMN-së lëshoi pas vëzhgimit tradicional pranveror.

FMN thotë se rritja e çmimeve në Shqipëri do të zgjasë deri në vitin 2024. Në lidhje me taksat, misioni e vlerëson mosuljen e tyre si të drejtë. Nëse taksat do të uleshin në këtë moment, sipas FMN-së, ata që do të përfitonin më shumë do të ishin të pasurit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deklarata kërkon kujdes edhe me borxhit dhe sugjeron që të ardhurat shtesë të qeverisë të përdoren edhe në këtë drejtim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *