Bota

Për herë parë që nga agresioni në Ukrainë, shefi i ushtrisë amerikane flet me gjeneralin rus

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley ka biseduar përmes telefonit me shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, konfirmoi sot ushtria amerikane.

“Udhëheqësit ushtarakë diskutuan rreth disa çështjeve shqetësuese që lidhen me sigurinë dhe ranë dakord të mbajnë të hapura linjat e komunikimit”, tha një zëdhënës i Milleyt.

“Në përputhje me praktikën e kaluar, detajet specifike të bisedës së tyre do të mbahen private”, shtoi zëdhënësi, raporton cnn.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Biseda e Milley me Gerasimov vjen gjashtë ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli me homologun rus, ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Biseda mes Austinit dhe Shoigut zgjati afërsisht një orë. Austin e shfrytëzoi telefonatën për t’i kërkuar Shoigut të zbatonte një “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë.

Lexo më shumë  Dërgohet në OKB propozimi final për rezolutën për Srebrenicën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *