Sport

Florian Marku: Do doja të ndeshesha para 50.000 shqiptarëve pa bileta, falas

Florian Marku do të boksojë më 25 gusht në stadiumin “Air Albania”, teksa do të tentojë që të sigurojë një tjetër brez ËBC me duelin ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez. Boksieri shqiptar ka publikuar sot çmimet e biletave, teksa pret që stadiumi të mbushet plotësisht për këtë duel të veçantë.

Por ai është përballur edhe me ndonjë kritik që i ka cilësuar te shtrenjta biletat të cilat fillonin nga 16 euro. Marku nuk ka ngurruar të përgjigjet në një postim ku ka bërë të qartë se kostoja e një aktiviteti të këtilla përmasave, ishte shumë e madhe ndërsa çmimet ishin simbolike në krahasim me të, aq më shumë po të llogaritej se ishte eveniment historik për të cilin kishte luftuar shumë që të organizohej në vendin tonë.

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

Të ishte për mua do doja të ndeshesha para 50.000 Shqiptarëve pa bileta, falas çdo gjë, për një titull Botëror, por më gjeni dikë që e organizon diçka të tillë edhe premtoj që do ndeshem për t’i bërë të gjithë Shqiptarët krenarë nëse: Organizatorët, Stadiumi, Televizionet, Këngëtarët, Ringu, Ndeshjet e tjera, Arbitrat, organizata ËBC që unë do ndeshem, nuk duan pagesë, unë jam i pari që ndeshem edhe do futem në Ring pa asnjë lloj pagese vetëm e vetëm për t’i bërë krenarë të gjithë Shqiptarët kudo që janë neper Botë siç kam bërë kaq vite jashtë vendit tim. Por të flasësh mbas një kompjuteri edhe të qahesh për 16 euro për një ndeshje që s’ka ndodhur kurrë në historinë e Boksit Shqiptar ESHTE TURP”, ishte përgjigja e Florian Markut ndaj komentuesit.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *