Lajme

“Muxhahedinët mbajnë Kongresin Botëror të Iranit të Lirë” në Shqipëri, SHBA-ja jep paralajmërimin

Opozita iraniane e strehuar në kampin në Manëz do të mbajë me 23-24 korrik në Durrës Samitin Botëror të Iranit të Lirë.

Ky samit organizohet nga opozita e Iranit në mërgim dhe është paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër Samitin botëror për Iranin e Lirë, që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri, nga 23 deri më 24 korrik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

Ambasada ka publikuar hapat që duhet të ndërmerren për ta shmangur ngjarjen.

Shtetasit amerikanë apelohen nga Ambasada ta shmangin këtë ngjarje, të monitorohen mediat lokale, të ngritet vetëdija për ato që i rrethojnë dhe personat të mbajnë profil të ulët.

Samiti organizohet nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dhe Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, grupe që avokojnë përmbysjen e qeverisë së Iranit.

Nga këto organizata ishte thënë se në këtë samit do të marrin pjesë politikanë dhe deputetë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut. Në një raportim të REL-it thuhet se në Shqipëri, pranë qytetit të Durrësit, prej vitit 2016 strehohen rreth 3.000 anëtarë të organizatës MEK.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Poashtu, kujtojmë se Shqipëria gjatë fundjavës ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj e ku janë vënë në shënjestër portalet qeveritare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *