Lajme

Osmani i përgjigjet ashpër Ramës: Ne nuk e harrojmë se kush e kërkonte me këmbëngulje votimin e Gjykatës Speciale

Për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, rezoluta e kaluar dje në Kuvendin shqiptar, për pretendimet e Dick Martyt nuk ka asgjë të veçantë për t’u përshëndetur.

Sipas Osmanit, pastërtia e luftës çlirimtare të Kosovës, është diçka që të gjithë politikanët vendas e thonë dhe e dëshmojnë në të gjitha takimet zyrtare që ata kanë.

Me një ton disi më të fortë, Osmani u shpreh se Kosova nuk i harron ata persona që kërkuan me insistim votimin e gjykatës speciale, e këtu duket se i referohet një vizite të kohës së Edi Ramës, me avion, që mbështeste votimin në Kuvend.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

“Rezolutat shprehin vullnetet politike të Kuvendit. Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që çdo shqiptar e ka thënë që lufta çlirimtare nuk mund të zhbëhet nga askush sepse historinë nuk e ndryshon askush pavarësisht përpjekjeve. Kosova e ka mbrojtur veten nga një regjim gjenocidal mbetjet e të cilit janë ende në Serbi mbi mentalitetin.

Konfirmimin tonë për pastërtinë e luftës sonë, e keni dëgjuar çdo ditë e nuk mund të pritni përshëndetje speciale në një ditë të veçantë, sepse është në çdo punë e veprim frymëmarrje tonën, çdo punë që e bëjmë për të ecur para nderojmë secilin çlirimtar.

Marty e ka marrë përgjigjen edhe nga prokurorët që para shumë vitesh i kanë hedhur poshtë.
Kosova ka aplikuar për në KE, mirëpresim ndihmën nga Shqipëria dhe kur të jemi anëtare do të kemi të drejta të plota, të paraqesin amendamente, atëherë do të mundim të propozojmë brenda vetë organizatës që kishte miratuar atë raport.

Kjo pasi i vetmi që mund të shfuqizojë një raport është institucioni që e ka miratuar.
Edhe diçka tjetër, nuk do të harrojmë kush bëri presion më shumë që të krijohej Gjykata Speciale”, tha ajo.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *