Lajme

Flet Komandant i kontingjentit të FSK-së: Po luftojmë me flakë të mëdha, e gjithë kodra mbi tunel e ndezur në flakë

Komandant i kontingjentit të FSK-së, Togeri Petrit Loxha, i cili është pjesë e ekipit që ndodhet tek tuneli i Kalimashit tha se ekipi i tij përbëhet nga 25 pjesëtarë, grup i specializuar.

Ai tha se momentalisht janë në hyrje të tunelit dhe se janë duke u marr me një zjarr masiv.

“E gjithë kodra është e ndezur në flake dhe jemi duke luftuar me flakë të mëdha duke u munduar që ta shuajmë këtë zjarr” 

“Momentalisht forca jonë fillestare që erdhëm këtu përbëhet nga 25 pjesëtarë. Jemi pajisur dhe kemi një grup jashtëzakonisht të motivuar të djemve që kanë përvojë të madhe në këto operacione dhe jemi duke bërë të pamundurën” tha ai per Klan Kosova.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *