Lajme

Zjarrfikësi i Deçanit: Jemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, ka vatra zjarri të jashtëzakonshme, Do ndërhyjmë në mëngjes

Për t’i ndihmuar autoritetet lokale në Kukës në luftimin e zjarreve atje, janë edhe tre zjarrfikës nga komuna e  Deçanit.

Zjarrfikësi nga kjo komunë, Arianit Hamza tha se intervenimi i tyre do të fillojë nesër në mëngjes.

“Gjendemi tek hyrja e tunelit të Kalimashit, gjendja është alarmante. Ka vatra zjarri të jashtëzakonshme. Ka zjarre masive dhe për shkak se ne nuk e njohim mirë terrenin, e kemi lënë që nesër në ora gjashtë me intervenu”, tha ai për Klan Kosova.

Lexo më shumë  Investimet publike në Shqipëri në nivelin më të ulët të dekadës, pavarësisht buxhetit rekord për 2026

Hamza tha se në Kukës janë nisur pas intervenimit tek pesë zjarre në Komunë e Deçanit.

“Ne sapo kemi ardhur nga zjarri në komunën tonë në Deçan, pesë zjarre i kemi pas atje veç brenda dite”, shtoi Hamza.

Nga Komuna e Deçanit janë tre zjarrfikës, ndërsa nga e gjithë Kosova janë gjithsej 33.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *